Habib Rexha u vetëdorëzua në polici, pasi ekzekutoi me një plumb në kokë Arian Gosën në Kavajë.
Ndërkohë, është zbuuar edhe dëshia e 31-vjeçarit para grupit hetimor, ku ka thënë se vrasjen e kreu pasi ai dhe familja e tij ndiheshin të kërcënuar.
Ai ka deklaruar se kur Arian Gosa Ishte kthyer nga Italia, kishte thënë se do ta shuante familjen Rexha.
“Une jam autori i vrasjes së Arjan Gosës. Vrasjen nuk e kam kryer për gjakmarrje, por për arsye se Arjani kur ishte kthyer nga Italia është shprehur se do ta na shuante si familje. Kësaj, unë i bëra parapritë. Sa të na vriste ai neve, pashë të udhës ta vrisja unë i pari. Vëllezërit e mi dhe babai nuk kishin fare dijeni. E dija qe Arjani pinte kafe te lokali pranë shtepisë së tij. Shkova e qëllova dhe më pas u largova në drejtim të Durresit. Pistoletën e hodha në afërsi të pistës Iliria në Durrës tek ca gurë”, ka deklaruar ndër të tjera Habib Rexha.
Policia ka gjetur pistoleten në vendin që tha Rexha se e kishte hedhur dhe e ka dërguar në laboratorin balistik.
Ndërkohë është arrestuar edhe shoku i Rexhës, Ervis Kurti, pasi e ndihmoi të arratisej nga vendi i ngjarjes.