Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Enver Ballës në Shënavlash të Durrësit/ Flet djali i viktimës: Nuk e kam takuar vëllanë, nuk dua ta shoh me sy

Ngjarja e rëndë e disa ditëve më parë, në Shënavlash të Durrësit, ku shtetasi Esmerald Balla, vrau babain e tij Enver Balla, e më pas e hodhi në pus, tronditi opinionin publik.

Lidhur me këtë krim makabër, detaje të reja kanë dalë në dritë.

Djali i viktimës dhe vëllai i autorit, ka dëshmuar se fillimisht, në momentin kur ka ndodhur ngjarja kanë menduar se mund të ketë ndodhur diçka, sepse i ati pinte alkool.

Babi pinte ndonjë gotë, dhe mendonim pale se çfarë ka ndodhur, çfarë ka bërë”, tha ai.

Në emisionin “Me Zemër të HAPUR”, ai ka rrëfyer se që nga momenti i arrestimit nuk e ka takuar vëllanë.

“Nuk e kam takuar vëllanë që nga dita e arrestimit. Nuk e kam takuar vëllanë, pasi nuk dua ta shikoj në sy. Është në dorën e policisë dhe po pres hetimet”, u shpreh ai.


Shtuar 13.09.2024 12:37