Zani Çaushi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kërkesa e tij, mbërrin në Gjykatë

Zani Çaushi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kërkesa e tij për ‘liri me kusht’, edhe pse një gjyqtar e pushoi një çështje të mëparshme për të njëjtën kërkesë.

Ditën e sotme Zani Çaushi ka mbërritur në ambientet e gjykatës së Korçës, ku pritet të zhvillohet seanca e cila u shty pak ditë më parë për shkak se mungonte gjyqtarja e çështjes.

Zani Çaushi ka kërkuar që të përllogariten vitet e qëndrimit në qeli, me pretendimin se ka kryer 31 vite burg

Sipas avokatit të tij nëse koha e qëndrimit në burg përllogaritet e plotë, vlonjatit i lind e drejta të kërkojë liri me kusht. Avokati pretendon se Caushi ka kryer 31 vite burgim dhe ndaj i lind e drejta për lirim me kusht.


Shtuar 25.03.2021 13:00