Shqipëria po i përgjigjet kërkesës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për hartimin e një plani masash ndaj emergjencave, të cilat nuk lidhen vetëm me ndryshimet klimatike.
Të lidhura
None found
Prof. Edmond Zaimi, drejtues i Shërbimit të Urgjencës në QSUT, nënvizon se strukturat e urgjencës duhet të kenë gatishmëri të plotë për çdo situatë.
Sipas tij, përballimi i rreziqeve të mundshme kërkon që kapacitetet e shërbimeve të urgjencës të rriten deri në dyfish.
Pandemia e COVID-19, e cila shpërtheu në vitin 2020, evidentoi se sistemet shëndetësore nuk ishin të përgatitura. Për këtë arsye, OBSH u ka bërë thirrje qeverive të marrin masa për t’u paraprirë edhe epidemisë X.
