Zaev: Vendimi i BE-së ishte dëshpërues për ne dhe një mossukses për ta

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë forumit ekonomik në Shkup ka folur në lidhje me vendimin e vendeve anëtare të BE-së për moscaktimin e një datë për për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë  e Veriut.

Zaev ka dhënë se vendimi i BE-së ishte një dëshpërim i madh për ta, por edhe një mossukses i BE-së. Më tej u shpeh se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë vetëm dhe as vende të izoluata

“Vendimi i BE-së është një dëshpërim i madh për ne por edhe një mossukses i politikës së Bashkimit Evropian. Ne nuk jemi vetëm dhe nuk jemi të izoluar. Ne dhe populli shqiptarë kanë përpara rrugën e njëjtë drejt BE-së dhe ne nuk jemi vetëm, ndajmë politikën evropiane. Në këtë rrugë së bashku me ne janë edhe Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja.

Popujt tanë dhe qeveritë tona në mes të Ballkanit demonstrojnë vlera evropiane, ne me shpejtësi të madhe jemi nis në mënjanimin e barrierave dhe pengesave mes nesh. Kemi sfida të përbashkëta dhe kultura të përbashkëta. Këtu jam bashkë me kryeministrin Rama që të paralajmërojmë se edhe më shumë do t’i afrojmë popujt tanë”, tha Zaev./albeu.com


Shtuar 23.06.2021 14:25