Zaev për problemin me Bullgarinë: Nuk është e pamundur për t’u zgjidhur

“E jona është të flasim për çështjet bilaterale, të cilat sigurisht nuk janë të pamundshme për t’u zgjidhur dhe besoj se ekziston mundësi për të gjetur zgjidhje”, kështu mes tjerash deklaroi kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen para mediave me kryeministrin bullgar, Stefan Janev.

“Zgjidhja që është para nesh, në tryezë, duhet të ketë kujdes për interesat e të dy palëve. Vetëm kështu qytetarët do ta mbështesin, dhe vetëm kështu do të kemi realizim të suksesshëm të të gjitha këtyre zgjidhjeve”, tha Zaevi më tej.

Ka deklaruar, se problemi është bilateral dhe nuk duhet të përfshihet në problemet e Bashkimit Evropina, ndërkaq treguar se për çfarë ka folur në takim me Janevin.

“Problemi është bilateral dhe duhet ta zgjidhim këtu, sepse është përgjegjësi e jona si politikanë. Nëse jemi politikanë të përgjegjshëm dhe liderë të popujve tanë, ajo është përgjegjësi e jona të punojmë në gjetjen e zgjidhjes. Kemi folur me kryeministrin Janev për thelbin, për strukturën e zgjidhjes së mundshme të problemit nëpërmjet udhërrëfyesit, nëpërmjet bashkëpunimit sektorial në të gjitha fushat, me afate konkrete, me institucione konkrete përgjegjëse, si dhe për intensitetin e punës së Komisionit historik-arsimor, por sigurisht, ne nga ana jonë e kemi komentuar edhe propozimin portugez”, tha Zaevi, transmeton TV21.


Shtuar 17.06.2021 15:28