Zaev: Maqedonia duhet të jetë pjesë e BE-së

Një ditë para mbajtjes së Këshillit të BE-së tashmë është e pritshme që Maqedonia përsëri do të mbetet para dyerve të Unionit të bllokuara nga Bullgaria. Kryeministri Zoran Zaev i cili ishte në vizitë te ambasadorja portugeze Marija Virzhinja Pina, vetëm shkurt deklaroi se Maqedonia duhet të jetë pjesë e BE.
“Dëshmuam se si shtet kemi demokraci funksionale multietnike, e cila është fuqishëm e përcaktuar për vlerat evropiane.

E kemi të rëndësishme mbështetjen e vendeve anëtare të BE. Por, qëndrimi ynë është se për atë që kemi punuar është koha që të na jepet mirënjohje përmes hapërimit konkret në rrugën tonë euro-integruese”, tha Zoran Zaev.

Me deklarata tashmë të njohura se Maqedonia duhet të fillojë negociatat dhe se është shumë e rëndësishme që të vazhdojë bisedimet për çështjet e hapura me Bullgarinë, foli edhe euro-ambasadori Dejvid Gir. A do të kemi propozim të ri pas atij portugez? Ai nuk u përgjigj konkretisht, e nuk deshi të komentojë sjelljen dhe retorikën e një pjese të personaliteteve politike bullgare, posaçërisht të euro-deputetit Angell Xhambaski i cili tha se Maqedonia është shtet bullgar.


Shtuar 21.06.2021 20:27