Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar besimtarët ortodoskë për Pashkën.
Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja Kim shkruan se urimi vjen nga e gjithë Ambasada e SHBA në Tiranë.
Ajo thotë ndër të tjera, se urimi i tyre përqendrohet tek shpresa në këto ditë të bukura pranvere.
“Gëzuar Pashkën Ortodokse nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA në Tiranë! Ju urojmë shpresë në këto ditë të bukura pranvere”, shkruan Kim. /albeu.com/