Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim është takuar me ministren e re e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali.
Kim shkruan në Twitter se ka diskutuar me të mënyrën sesi të tërheqin sa më shumë investime të reja dhe vende pune në Shqipëri.
Të lidhura
None found
Postimi i Yuri Kim
“Takimi i këndshëm me ministren e re për Sipërmarrjen Edona Bilali, të cilën e takova për herë të parë në Shkodër. Ne diskutuam mënyrat për të tërhequr më shumë investime të huaja dhe vende pune. Mezi presim të bashkëpunojmë ngushtë për të rritur investimet e SHBA në Shqipëri, nga veriu në jug.
Në këtë kontekst, diskutuam për kërcënimin ndaj sigurisë dhe prosperitetit që vjen nga korrupsioni. Ne inkurajojmë masa konkrete për të rritur qartësinë e rregullave, transparencën e proceseve (përfshirë dixhitalizimin) dhe refuzimin e praktikave korruptive, në mënyrë që të gjithë të kenë një mundësi të drejtë./albeu.com
1/2 Good meeting w/new Minister for Entrepreneurship Edona Bilali, whom I first met in Shkodra. We discussed ways to attract more foreign investment & jobs. Looking forward to working together closely to increase ?? investment in ??, from north to south. pic.twitter.com/Rf6TPvv0Gm
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 3, 2021
