Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka pritur sot prokurorët e SPAK në Ryerson House në selinë e ambasadës.
Nëpërmjet një postimi në Twitter Yuri Kim falenderon prokurorët për guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë 3 viteve të fundit.
“Ishte një nder të ftoja prokurorët e SPAK në “Ryerson House”. Ne shprehim falënderime dhe jashtëzakonshëm për guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë 3 viteve të fundit. Tani është koha për të intensifikuar ato përpjekje dhe për t’i dhënë fund mënyrave të vjetra të mosndëshkimit. SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush – sado i pasur apo i fuqishëm qoftë – nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi, duke përfshirë SPAK-un, sepse duam një aleat të fortë, të sigurt dhe të begatë, dhe sepse besojmë ashtu si shqiptarët se Shqipëria i përket BE-së.”, ka shkruar Yuri Kim.
1/2 It was an honor to invite ?? @SPAK_Albania prosecutors to ?? Ryerson House. We express thanks & respect to these extraordinary prosecutors for their courage & professionalism in confronting corruption & organized crime over the past 3 yrs. Now is the time to intensify those… pic.twitter.com/wMQHBiCDN0
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 15, 2023