Yuri Kim nga Kakavija: Të tregohemi të zgjuar dhe të pamëshirshëm kundër kriminelëve

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka qenë e pranishme ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës, ku ka vënë theksin në sigurinë e kufijve, duke nënvizuar se kemi të bëjmë me sigurinë globale. Ambasadorja Yuri Kim tha se SHBA-mbetet e palëkundur dukë mbështetur zbatimin e ligjit në Shqipëri. Yuri Kim t

‘Ministër Çuçi, ambasadori Filipi dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është kënaqësi që jam këtu. Kufijë të siguritë nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë apo shtetet fqinjë si Greqi, por janë për sigurinë globale.

‘Angazhimi i vendosu i qeverisë së SHBA-së për zbatimin e ligjit është i palëkundur është këtu tani dhe do të jetë gjithmonë. Angazhimi i vendosur i SHBA-së për forcimin e ligjit në Shqipëri është i palëkundur. Ne nuk jemi vetëm në zotimin tonë për të rritur kapacitetin tonë në këtë fushë jetike, por punojmë ngushtë me BE-në dhe Greqinë për të forcuar sigurinë e kufijve.  Mbrojtja e kufijve nga qarkullimi i drogës, dhe kontrabandës së njerëzve është i rëndësishëm për sigurinë. Konfiskimet e fundit në kufij janë një tregues i mirë dhe pajisjet që kemi dhuruar kanë shërbyer. Policia kufitare duhet të punoj së bashku me agjencitë e tjera të ligjzbatimit nëse duam të luftojmë elementët kriminale. Trafikimi i armëve, tregtitë e paligjshme i lidh diçka e përbashkët drejtohen nga kriminelë që janë të zgjuar dhe fuqishëm, prandaj në duhet të jemi më të zgjuar dhe pak më të pamëshirshëm. I nxisim agjencitë ligj zbatuese që të punojnë krah për krah në luftën kundër trafikimit të paligjshëm. SHBA do të vazhdojë që të qendrojë krah jush, në luftën kundër krimit dhe terrorizimit.’- tha më tej ambasadorja Yuri Kim.


Shtuar 21.07.2021 12:20