Yuri Kim me paralajmërime të forta: SHBA do u kërkojë llogari të korruptuarve

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka shkruar në rrjetin social Twitter se Presidenti Biden vendosi sot zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila thekson se presidenti Joe Biden vendosi zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA.

Më tej, Kim nënvizon se, qeveria e SH.B.A.-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale transnacionale dhe të tjerë. Sipas Kim, hapat e tjera përfshijnë forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve anti-korrupsion.

“Presidenti Biden sot vendosi zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA. Qeveria e SHBA-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale dhe të tjerëve.

Hapat do të përfshijnë forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve anti-korrupsion si; forcimi i veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediat, organet shtetërore dhe lokale, partnerët ndërkombëtarë dhe aktorët e tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies.’- shkruan Kim.


Shtuar 3.06.2021 23:01