Youtobe bllokon televizionin e parlamentit rus

Youtobe ka bllokuar Duma TV, televizion i cili transmeton parlamentin e Rusisë.

Të shtunën një mesazh në Youtobe tha se kanali televiziv Duma ishtë mbyllur për shkak të shkeljeve të kushteve të shërbimit.

Masa provokoi një reagim të menjëhershëm të zemëruar nga zyrtarët rusë.

“YouTube ka qenë nën presion nga rregullatori rus i komunikimeve Roskomnadzor dhe zyrtarët u përgjigjën shpejt,” tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova në Telegram.

“Nga pamja e tij, YouTube ka nënshkruar urdhrin e vet. Ruani përmbajtjen, transferojeni (atë) në platformat ruse. Dhe nxitoni.”

Mbikëqyrësi rus i komunikimit tha se i kishte kërkuar Google të rivendoste menjëherë aksesin në kanalin Duma.