Në emisionin “Të Paekspozuarit”, është diskutuar lidhur me intervistën e Arben Ahmetajt, ku ai akuzon Erion Veliajn si pronarin e inceneratorit të Tiranës. Ahmetaj gjithashtu ka deklaruar se ka marrë kërcënime nga burgu.
Gazetari Artan Hoxha, deklaroi se edhe ai ka marrë kërcënime nga burgu, kur nxorri një shkresë me firmën e Veliajt për inceneratorin e Tiranës.
Ndërsa Ylli Rakipi tha se nuk ka asnjë rëndësi se çfarë thonë mediat dhe gazetarët në këtë rast, pasi fatin e Veliajt e ka në dorë vetëm Edi Rama dhe askush nuk e shpëton dot nëse Rama ka vendosur ta “lëshojë”.
Artan Hoxha: Unë jam mësuar me kërcënimet, sepse këtë punë bëj. Kërcënuesit me të mëdhenj sot janë këta të pushtetit. Unë kisha nxjerr një dokument (për Veliajn) dhe paburrëria është këtu, ndryrësia, se nuk të merr vetë personi, por të futen këta nga mbrapa. Të merr njëri nga burgu. Vjen tjetri të takon, thotë kështu si e ke nisur, do të të shkatërrojmë, do të ngelesh në rrugë. Kam ikur nga puna unë nga televizioni që isha. Kjo ka ndodhur edhe me të tjerë. Arben Ahmetaj thotë, nëse udhëheqësi krijon frymën, ata të tjerët mbrapa e dinë vetë se cfarë bëjnë. Ai thotë më filluan goditjet, në momentin që fillion cedon dhe del nga rreshti.
Ylli Rakipi: Lali Eri, po ta hoqi vështrimin ai lart (Rama), kërcëno çfarë të duash, por ne nuk të ndihmojmë dot. Ngado që ti hedhësh kërcënimet, meqenëse e paske kthyer në zanat, po ta hoqi vështrimin ai do të paguash.
Ola Xama: E dini edhe rastin tim, që më tha je vrasëse me pagesë dhe të nesërmen, dal të pi kafe, më vijnë mesazhe, gjëra, gazeta, dilja unë vrasëse me pagesë. BIRN bëri ankesën dhe reaguan shoqatat.
Ylli Rakipi: Duket edhe pak në vështirësi lali, sepse duket se ia ka hequr vështrimin ai lart.
Andi Bushati: Bie dakord totalisht që Erion Veliaj është personazh qesharak që e ngre apo e ul Rama, por nuk kam të dhënë që Rama po e mbron apo e ka lëshuar, nuk e dimë akoma.
Artan Hoxha: Edhe Ahmetaj kështu ishte, e hoqi Rama, e riktheu dhe në fund e groposi.