Ylli Limani ndalon koncertin, arsyeja do t’ju habisë

Prej disa ditësh në rrjetet sociale po qarkullon një video e këngëtarit Yll Limani. Ky i fundit shfaqet teksa ndalon performancën e tij në një prej koncerteve të mbajtura.

Arsyeja është e veçantë pasi në moment nis ezani nga Hoxha në xhaminë pranë vendit ku po mbahej koncerti.

Ky veprim është komplimentuar shumë nga fansat, të cilët nuk kanë nguruar të komentojnë.

Përsa i përket muzikës, kënga e fundit e Yllit është ajo në bashkëpunim me Noizyn, “Alkool”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.


Shtuar 21.06.2022 21:40