Në momentin që Manchester City do të bazohej te kapiteni i skuadrës ai dëmtohet.
Kevin De Bruyne pati një përplasje të rëndë me futbollistin e Chelseat, Antonio Rudiger.
Mesfushori belg donte të kapte një top, por nuk pa që mbrojtësi erdhi nga prapa.
Futbollisti i Cityt nuk pati kohë për të reaguar dhe u përplas me gjermanin.
Nga goditja e forte lojtarit mjekët hynë menjëherë në fushë por pa rikuperuar lojtarin. De Bruyne u largua nga loja me lot.