Yjet për Nëntorin, ngjarje surprizë! 3 shenjat e përkëdhelura e ato të rrezikuara

Nëntori sipas parashikimt të yjeve nuk do të jetë muaji më i lehtë për tu kaluar. Jorgo Pulla i ftuar në Abc e Pasdites shpjegoi gjerësisht parashikim e shenjave për këtë muaj të ri, por nuk ngurroi të komentonte edhe në aspektin e përgjithshëm.

“Ç’po ndodh me çështje ndërkombëtare? Rujna Zot! Nga data 30 Tetor deri më datë 17 Nëntor do të kemi ndikime shumë të mëdha. Njerëzit me influencë duhet të jenë shumë të vëmendshmë.” – shprehu Pulla.

Çështjet kontraktuale do të jenë të ndërlikuara sipas Jorgos dhe duhet të shmangen firmosjet e kontratave apo dhe marrja e kredive, sidomos për personat e shenjës së Virgjëreshës por edhe për Shigjetarët.

“Njerëzve që iu kanë hyrë në hak, kanë qarë fati, iu rezervohet një fat shumë i madh. Do të pastrohen shumë gjëra. Një muaj sfidash, një muaj konfliktesh, një muaj trazirash. Duhet të vejë gjeja në vend.” – tha astrologu i mirënjohur.

Në gjendjen emotive, sipas Jorgos në datën 4-5 Nëntor do të kemi hënën e re dhe do fjalët e lëna pas në Tetor do t’i ndjejmë në këtë muaj të ri. Ai shprehu se as 20 ditët nuk do të kalojnë nga Nëntori dhe të 12 shenjat do të marrin nga një lajm të ri.

Përsa u përket shenjave të cilat duhet të kenë më shumë kujdes në këtë fillim të ri mujor, Pulla shprehu se problematika do të shfaqen të individët e shenjës së Gaforres, Virgjëreshës dhe Peshqit të cilët duhet të tregohen më tepër vigjilent.

Nga ana tjetër, të favorizuarit e yjeve në Nëntor do të jenë Demat, Luanët dhe Shigjetarët.


Shtuar 28.10.2021 18:08