Çifti i famshëm i Tik-Toku, 61-vjeçarja Cheryl dhe bashkëshorti i saj Quran Mçain 24-vjeç, kanë bërë të ditur lajmin e lumtur se shumë shpejt do të bëhen prindër.
Kjo nuk është hera e parë që Cheryl bëhet nënë, pasi ajo ka tashmë 7 fëmijë dhe 17 nipër e mbesa, ndërsa i riu do të bëhet baba për herë të parë.
Çifti i cili u martua shtatorin e kaluar kanë shpjeguar se e vetmja mënyrë për të plotësuar ëndrrën e tyre, ishte të gjenin një nënë surrogate.
Çifti që kanë një diferencë moshe prej 37 vitesh, janë shprehur se janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 120,000 paund për një nënë surrogate, vetëm që të arrijnë të bëhen prindër.
Cheryl dhe Quran Mçain po jetojnë në Romë dhe janë shprehur shumë të emocionuar për të voglin që do të vijë në jetë.
Dyshja u takuan kur Quran ishte vetëm 15 vjeç, por pasi humbën kontaktet për pak kohë, u lidhën kur ai ishte tashmë adult.
“Surrogatet kushtojnë diku midis 6,000-120,000 £, ne jemi me fat që kemi gjetur një. Fëmija do të lindë në fund të pranverës 2023. Kjo nuk është diçka e re për Cheryl, sepse ajo është tashmë është nënë e shtatë fëmijëve dhe gjyshe e 17 nipërve e mbesave. Unë nuk kam ende fëmijë, përveç atij që po vjen”, tha i riu.
Cheryl dhe Quran Mçain kanë pushtuar TikTok-un, pasi herë pas here ndajnë me 2.3 milionë ndjekësit detaje nga jeta dhe marrëdhënia e tyre.
Quran, është një influencues i mediave sociale dhe ylli në “OnlyFans”, ndërsa Cheryl punon si arkëtare dhe është gjithashtu një star në “OnlyFans”.
“Jam jashtëzakonisht i emocionuar, kjo është diçka që kam dashur gjithmonë, të kem një familje me dashurinë e jetës sime”, tha Quran.
Ndërkohë se një fëmijë tjetër do të ishte i mrekullueshëm për të dhe familjen e saj.
“Unë kam planifikuar tashmë blerjet që do të bëj për beben dhe shpresoj se mund të bëjmë edhe një baby shower”, tha ajo./albeu.com