Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një video të postuar në rrjetet sociale ka treguar kazanet e mbeturinave të tejmbushura në Tiranë.
Xhixho shprehet se Tirana vazhdon e pushtuar nga plehrat ndërkohë paguajmë miliona euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë.
Postimi i Xhixhos:
Tirana vazhdon e pushtuar nga plehrat ndërkohë paguajmë miliona euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë
Qytetarët e Tiranës paguajnë 80 mijë euro në ditë për inceneratorin fantazmë, ndërsa rrugët mbyten nga plehrat.
Bashkia e drejtorëve 5D nuk ka kohë të mendojë për pastrimin e qytetit, sepse shëndeti i qytetarëve dhe pastërtia e qytetit nuk kanë qenë kurrë prioritet i saj përtej lustrës së rrjeteve sociale.
Ajrit të ndotur të Tiranës nga ndërtimet që pastrojnë miliona euro të krimit e korrupsionit i shtohet toksiciteti i mbeturinave që mbushin rrugët.
Tirana po bëhet e pajetueshme sepse taksat e qytetarëve të saj nuk shkojnë për investime por përfundojnë në vrimën e zezë të korrupsionit të Bashkisë.