Xheneta Fetahu ka mahnitur ndjekësit e saj me një seri imazhesh të fundit të publikuara në Instagram.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka zgjedhur të shfaqet në disa fotografi ku pozon me një fustan elegant në ngjyrë kafe shumë të hapur, thuajse ‘nude’.
Fustani i saj, me detaje katrore dhe prerje transparente, thekson në mënyrë të përsosur linjat e saj trupore, duke i lënë pak hapësirë imagjinatës. Ky stil unik dhe guximtar e bën Xhenetën të duket jo vetëm elegante, por edhe tejet tërheqëse.
Ajo di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen dhe ta mbajë atë mbi vete, pa shumë përpjekje. Në postimin e saj në Instagram, Xheneta shkroi me një dozë humori dhe vetëbesimi: “Më vjen keq, por jo me të vërtetë, që po rrëmbej vëmendjen”.
Ky postim dhe pamja e saj e rafinuar kanë marrë shumë komplimente nga ndjekësit, të cilët e admirojnë për stilin dhe prezencën e saj të veçantë.