Një 38-vjeçare në Shkodër i ka vendosur pajisje gjurmuese, GPS, automjetit të bashkëshortit të saj. Pas referimit të ngjarjes në policinë e Shkodrës është bërë e mundur gjetja e pajisjes në automjet.
Si pasojë, ndaj 38-vjeçares është nisur një procedim në gjendje të lirë, ndërsa motivet do t’i dëshmojë para uniformave blu.
Nga ana tjetër, nuk dihet ende nëse bashkëshorti do të tërheq denoncimin, pasi zbuloi se pajisja gjurmuese i ishte vendosur nga e shoqja.