Në emisionin “Me Zemër të Hapur të Hapur” i, nëna ka rrëfyer ngjarjen tronditëse. Ajo tregoi se xhaxhai i saj 66-vjeç, i përdhunoi vajzës 6-vjeçare.
E tronditur, ajo ka treguar se ka bërë denoncim në komisariatin e Vorës dhe se vajzën e ka çuar tek psikologu. Por vetë ajo nuk ka mundur të ishte e pranishme pasi ka qenë e traumatizuar.
“Mu vra shpirti. Më ra edhe ky halli i fëmijës. Zoti më ka vënë ë provë për çdo gjë. E mora personin në telefon dhe i kërkova të më tregojë të drejtën. Por më tha ta çoja fëmijën ku doja. E çova tek doktoresha në Tiranë. Kemi bërë denoncim në Komisariatin e Vorës. Tek psikologu më dërguan njerëz të komunës. Psikologu ishte burrë. Nuk isha e pranishme kur psikologu merrte në pyetje vajzën, nuk e duroja dot. Me psikologun ka qenë edhe vajza e komunës, pra shërbimi social i bashkisë”, ka thënë ajo.
Gjithashtu nëna ka treguar gjatë intervistës se djemtë e 66-vjeçarit i kanë kërkuar që të tërheqë denoncimin.
“Më kanë kërkuar të tërheq denoncimin sepse është gënjeshtër. Por kjo është e vërtetë”, ka thënë ajo duke treguar se 66-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat.