E diela e 12 marsit ka tronditur Tiranën, pasi një grua është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Burime për AlbEu.com raportojnë se dy persona të maskuar të cilët lëviznin me motorr kanë qëlluar në ecje në drejtim të lokalit, duke lënë të vrarë një punonjëse të lokalit dhe duke plagosur 5 të tjerë, ku katër prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e traumës.
Ndërkohë mediat raportojnë se lokali ishte në pronësi të fatjon Muratit, i cili njihet si miku i Endrit Dokles.
Gjithashtu Murati është ndaluar nga policia, pasi dyshohet si i implikuar për vrasjen e tre personave në zonën e Fushë-Krujës, mes tyre dhe kushëriri i pari i Ervis Martinajt, Brilant Martinajt.
Muratit gjithashtu në tetor të vitit të kaluar i janë sekuestruar katër prona të paluajshtme dhe tri biznese me vlerë rreth 5 milionë euro, pasi dyshohen se kanë prejardhje kriminale. Organi i akzuës thekson se Murati është akuzuar nga autoritetet italiane për disa vepra penale, mes të cilave edhe trafik kokaine.
/AlbEu.com/