Tmerr në mes të Tiranës, një i vrarë dhe pesë të plagosur, mes tyre një fëmijë

Tirana është tronditur mbrëmjen e sotme, pasi një ngjarje e rëndë ka ndhur në një lokal në zonën e Don Boskos.

Burime për AlbEu.com, bëjnë me dije se pas të shtënave ma armë ka betur e vrarë një nga punonjëset e lokalit, si dhe janë plagsur pesë persona të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë.

Të njëjtat burime konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur për shkaqe banale, dhe se viktima ëhstë qëlluar gabimisht nga autori.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën dhe po heton mbi shkaqet e kësaj ngjarjej të rëndë.

/AlbEu.com/


Shtuar 12.03.2023 21:41