Kreu i Partisë Demokratike të Durrësit, Ferdinand Xhaferaj përmes një videoje të bërë publike në Facebook ka ngritur shqetësimin përsa i përket investimeve të bashkisë së qytetit, e cila sipas tij i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit.
Xhaferaj ka publikuar një video nga Shkozeti ku thekson se lagjja është tërësisht e shkatërruar.
“Kur shikoni video 3D të pseudo investimeve, mos harroni se realiteti është shumë larg. Tetë vite pa asnjë investim cilësor në infrastrukturë, kanë sjellë në këtë degradim që duket qartë në video. Qytetarët janë të rraskapitur nga pritja, të nevrikosur me keqmenaxhimin dhe të acaruar nga papërgjegjshmëria. Në 2021, kjo nuk mund të jetë pamja jashtë dritares së asnjë fëmije në mes të Europës”, shkruan kryedemokrati.
Kujtojmë se për zgjedhjet e 25 prillit Xhaferaj është nr. 5 në listën e Durrësit.