Xhaferaj flet me emra: Kush janë personat që kanë kapur Durrësin, shfrytëzim barbar

“Programi i Partisë Demokratike e kthen qeverinë në shërbim të qytetarit” kështu është shprehur Drejtuesi i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj i cili ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në edicionin qendror informative në Ora News.

Teksa u ndal tek ekonomia në Durrës, Xhaferaj ka folur me emra konkret duke thënë se këta persona së bashku me një grup kriminelësh kanë kapur zhvillimin e Durrësi dhe po e shfrytëzojnë për interesa personale.

“Tërmeti dhe këto muaj janë fytyra e keqqeverisjes. Makthi për qytetarët në këto 8 vite si nga qeverisja vendore si nga ajo qendrore. Çdo vit në sezon çahen rrugët. Qytetarët shikojnë rrugë vetëm me abuzime. Ngushtohen rrugët. Është dhimbje koke. Qyteti më 20 minuta shi përmbytet nga Currilat e deri në periferi. Tek tërmeti këta dalin lakuriq. Kanë dështuar. Kanë dështuar dhe vrau thyerja e ligjit masakra e ndërtimit. Kanë investuar që të mos dali e vërteta. Prokuroria i nisi hetimet u arrestua ish drejtori i legalizimeve. Isaku e merr dhe e emëron drejtor në bashki me ndjekje penale. Që të mbylli gojën.

Presion edhe ndaj prokurorisë. Pas tërmetit pallatet u rrafshuan se tha do ndërtohen. Por aty u humbën gjurmët. Vetëm dy po ndërtohen. Dhe tek këta të dy janë zyrtarë të PS-së. Njihet si Roni i patentave dhe i AKU. Nga 36 vetëm 2. Kanë dështuar se janë pallate të dëmtuara rëndë. Për një vit duhet projekti kur do ndërtohen? Apo procesi i rindërtimit. Shkollat me tre kate 2.6 miliard lek shkolla ka filluar të rrjedh. Ndërkombëtarët i dhanë 1.2 miliard euro këta kanë shpërndarë thërrime. I kanë rraskapitur.”

“Prej 8 vitesh ka qenë një grup personash, Vangjush Dako, Ardian Çela, Lefter Koka. Që u lidhën me një grup njerëzish me të shkuar kriminale. Shfrytëzuan në mënyrën më barbare, nga ana ekonomike që mund të prodhonte ky qytet. Durrësi aty e ka potencialin. Jemi qytet unik. Unë kam çuar në 2020, 8 dosje në SPAK. Për shpërdorime. Është qytet atraktiv. Potenciali është bërë në mënyrë abuzive dhe u shpërdorua. Shkojnë hanë darka ke Nusreti.”

“Nuk do të thotë që askush nuk do të mbajë përgjegjësi. Shumë kush do të mbajë. Që nga tërmeti. Nuk ka vrarë tërmeti por shkelja e ligjeve të urbanistikës.”

“Gjithçka është përkthyer në një dosje 339. Këta po largohen se edhe listën. Ajo fytyrë është edhe në listë. Po lënë në hipotekë të Durrësit vetëm dosjen 339.”

“Sfida kryesore është nr.9. Dhe 8 mandate dhe projeksion 9 mandate. Ky është objektivi kryesor. Ne kemi plan dhe listë. Ata propagandë dhe dosjen 339.” tha Xhaferaj.


Shtuar 2.04.2021 22:14