“Whatsapp përgjohet…”, Hoxha tregon se me çfarë platformash komunikojnë politikanët shqiptarë që të mos gjurmohen

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin “Opinion” se politikanët shqiptarë përdorin platforma komunikimi si telegram dhe sinjali për të shmangur përgjimin.

Gjithashtu Hoxha tha se Whatsapp është një platformë që mund të përgjohet.

Sot politikanët tanë çfarë përdorin? Të thonë ke sinjal? Whatsappi përgjohet. Nëse komunikon me të dhëna që nuk duan që të përgjohen të thonë. Ke “Telegram”? Ke “Signal”?

Dumani thotë që për një nga ngjarjet kam komunikuar në Matrix. Sa më shumë sofistikohet bota e krimit, aq më shumë sofistikohet gjurmimi. Nëse doni të mos përgjoheni mos mbani teknologji”, tha Hoxha.


Shtuar 13.04.2023 22:20