WhatsApp nuk do të funksionojë më në këto versione të këtyre telefonave

Vitin e kaluar, kompania “goditi” përdoruesit Android, sistemi operativ i të cilëve ishte më i vjetër se Android 4.1.

Nga tetori do të preken edhe pronarët e iPhone. Domethënë ata që përdorin iOS 10 dhe 11.

Duke filluar nga 24 Tetori, në këto telefona nuk do të funksionojë më aplikacioni. Përdoruesit e këtyre versioneve të sistemit operativ iOS do të duhet të kalojnë në iOS 12, si dhe pronarët e iPhone 5S, iPhone 6 dhe iPhone 6S.

Megjithatë, modelet e iPhone 5 dhe iPhone 5C nuk janë të pajtueshme me iOS 12, që do të thotë se pas 24 tetorit, pronarët nuk do të mund të përdorin më aplikacionin popullor.

Shtuar 21.09.2022 15:22