Vuçiçi nxjerr foton, si e komentoni qendrimin e kryeministrit Rama para tij? (FOTO LAJM)

Liderët europianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.

Të pranishëm atjë janë edhe kryeministri i vendit tonë, Edi Rama si edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Dy liderët njihen për marrdhënit e tyre të ngushta miqësore.

Kjo dëshmohet dhe nga postimi i fundit i Vuçiçit në Insta Story në Instagram, ku ka publikuar një foto me mikun e tij, Edin.

Forumi Ekonomik Botëror i Davosit është sot në ditën e tretë të diskutimeve. Krahas atyre me impakt global, si lufta në Ukrainë, apo kriza ekonomike, fokusi po përqendrohen edhe në zhvillimet e Ballkanit Perëndimor, apo dialogu Kosovë-Serbi.

Por në takimin ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama dhe homologu Albin Kurti, nuk ishte i pranishëm Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç./albeu.com/


Shtuar 19.01.2023 17:05