Vuçiç sot në Tiranë, Berisha zbulon 4 arsyet pse duhet të marrin pjesë në protestë

Sot në Tiranë vjen presidenti serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të nismës “Open Balkan”, dhe për këtë arsye ish-kryeministri Sali Berisha do thirrur protestë në orën 16:00.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka renditur arsyet pse duhet të marrin pjesë qytetarët në protestë.

Arsyet:

1. Vuçiç është ministër i Millosheviçit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon te ndjek politiken e shefit te tij!

2. Ballkani i Hapur është projekt qe e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë se Madhe andaj nuk duhet lejuar asesi qe te konkretizohet!

3. Edi Rama po behet pjesë e këtyre agjendave dhe është bere nje kukull e Vuçiçit, andaj duhet ta ndalim para se te behet vone.

4. Kosova ka akoma plage te hapura per te cilat Vucic eshte nga pergjegjesit kryesor. Pervec kesaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptareve te Kosoves ne lufte, andaj nuk eshte i denje qe te pritet ne Tirane e aq me pak qe te bashkepunohet me te”, shkruan Berisha./albeu.com


Shtuar 20.12.2021 11:53