Vuçiç nga Brukseli: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritonin nisjen e negociatave

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, gjatë konferencës për media në Bruksel, ka shprehur keqardhje që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk u janë çelur negociata me BE-në.

“Faleminderit që keni ardhur në konferencën tonë për shty, Dimitri dhe Edi folën në emër të tyre, ne e kuptojmë njëri tjetrin. Serbia ishte pro çeljes së negociatave për asgjë nuk ndodhi. Miqtë tanë e meritonin të merrnin nisjen e negociatave, por shpresoj të ndodhë. Është diçka e nevojshme sepse të dyja vendet kanë përmbushur kërkesat, qytetarët e Shqipërisë dhe RMV-së e meritojnë. N.q.s. bëhet një analizë e bashkëpunimet tanë me BE, këto 3-4 muaj Serbia ka rritur bashkëpunim shumë të madh. Mund ta imagjinoni sa e madhe është kjo për një vend të vogël si Serbia”, tha Vucic./albeu.com

Shtuar 23.06.2022 15:12