Vuçiç kap tabakanë për ministrin grek, e pret në shtëpinë e prindërve: Na nderuat familjen (FOTO LAJM)

Për festën e Shën Nikollës, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka pritur krejt ndryshe ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias.

Ai e ka pritur në shtëpinë e prindërve të tij, së bashku me ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiçin.

“Në shtëpinë e prindërve të mi sot në Shën Nikollë prita Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias dhe Ivica Daçiçin. Faleminderit që nderuat shtëpinë e Vuçiçit! Rroftë miqësia serbo-greke!”, shkruan ai, ndërsa në foto e ndara në Instagram shihet me tabaka në dorë, duke u shërbyer vetë miqve./albeu.com

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)


Shtuar 19.12.2022 17:07