Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka bërë një deklaratë të fortë ku shprehet i bindur se nuk do ta nënshkruajë njohjen e Kosovës.
Duke folur për dialogun, Vuçiç theksoi se është për kompromis me Kosovën, por ka shtuar se si president nuk do ta nënshkruaj njohjen e pavarësisë.
“Ne duam një kompromis, por unë nuk do të nënshkruaj njohjen e një Kosove të pavarur,” ka thënë Vuçiç.
Më tej, ai tha se Serbia duhet të marrë pjesë në negociatat e ndërmjetësuara nga Brukseli.
Kjo deklaratë e Vuçiçit vjen para takimit me kryeministrin Albin Kurti që pritet të mbahet nga fundi i muajit qershor.