Vuçic bën deklaratën e fortë një ditë para takimit me Kurtin: Lufta III Botërore është pranë, detyra ime të shpëtoj Serbinë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, një natë para takimit në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka bërë parashikime “apokaliptike”.

Gjatë një fjalimi të tij para qytetarëve, ai ka thënë se Lufta e III-të Botërore nuk është larg dhe se detyrë e tij është që ta shpëtojë Serbinë.

Të lidhura

None found

Vuçiç ka thënë se serbët mund të përballen me pasoja demografike, juridike dhe të tjera, por qëllimi është që shteti serb të jetë i sigurt dhe të evitohen konfliktet dhe luftërat e të tjerëve.

“Kjo është detyra jonë e shenjtë. S’mund të më thuash mua se çfarë janë emocionet, që unë jam i pazemër. Është detyrë e imja të jem i ftohtë, që ta ruajë paqen për fëmijët tanë dhe të shpëtoj jetët e mijëra njerëzve. Do të këmbëngulë në këtë gjë”, ka thënë presidenti serb. /Express/


Shtuar 17.03.2023 21:50