Vuante nga tumori, adoleshentja shqiptare në Itali nuk ia del, ndërron jetë në lule të rinisë

Një 18-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në lulen e rinisë në Itali.

Gerta Allushi vuante nga sëmundja e pashërueshme e tumorit dhe nuk arriti t’ia dilte.

Sipas medieve italiane, 18-vjeçarja vazhdoi të buzëqeshte edhe kur sfida u bë e vështirë.

Ajo ndërroi jetë në spitalin Burlo Garofolo në Trieste.

Me origjinë shqiptare ajo lindi dhe jetonte në Tauriano me nënën e saj Almën, babanë Arben dhe Anën, motrën e saj.

Gjimnazistja, pavarësisht tumorit të zbuluar në vitin 2018, vazhdoi të ndiqte mësimet online deri në fillim të dhjetorit, pasi donte me çdo kusht të diplomohej./Albeu.com/


Shtuar 17.01.2023 20:55