Vuante nga sëmundja e meningjitit, ndërron jetë në spital 17-vjeçarja nga Durrësi

– Një 17-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi vuante nga sëmundja e meningjitit. Sipas informacioneve, e reja ishte dërguar ditën e djeshme në spitalin rajonal të Durrësit dhe më pas nga aty drejt kryeqytetit, ku ka ndërruar jetë paraditen e sotme. Bëhet me dije se po trajtohen familjarë të saj dhe personeli mjekësor që është kujdesur për 17-vjeçaren pasi kjo sëmundje është ngjitëse.

Meningjiti është një infeksion i rrallë që prek membranat delikate – të quajtura meningje – që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore. Meningjiti mund të shkaktojë helmim të gjakut i cili është kërcënues për jetën (septikemi) dhe të rezultojë në dëmtim të përhershëm të trurit ose nervave. Meningjiti mund të prekë këdo, por është më e zakonshme tek foshnjat, fëmijët e vegjël, adoleshentët si dhe të rriturit.


Shtuar 15.12.2024 18:12