Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë 15-vjeçari nga Korça

Florisel Gjata, 15 vjeçari nga Korça, ka humbur betejën me sëmundjen rëndë. Lajmi për vdekjen e Floriselit është konfirmuar nga familjarët e tij në rrjetet sociale.

I mituri ndodhej prej një muaji e gjysmë i shtruar në QSUT, ku po luftonte me një semundje të rëndë, e cila i preku organet. Për fat të keq nuk ia doli.

Disa ditë më parë se prindërit e 15-vjeçarit bënë thirrje publike për ndihmë, që ai të nisej në Itali për mjekim më të specializuar për transplant zemre./albeu.com/