Vr*sja në sallën e gjyqit e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen në Drejtorinë e Policisë Tiranë Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij

Elvis Shkambi së bashku me xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi, janë dërguar në drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas ngjarjes së rëndë ditën e sotme në Gjykatën e Apelit, ku Elvis Shkambi vrau me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja.

Kujtojmë se Elvis Shkambi vrau me 3 plumba gjyqtarin pas përfundimit të seancës gjyqësore për një pronë në Shkodër, në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit.

Mësohet se pasi gjyqtari Kalaja dha vendimin kundër Elvis Shkambit dhe xhaxhait të tij Gjon Shkambi, i cili ishte i pranishëm në seancë, Elvisi nxori armën dhe qëlloi me 3 plumba në gjoks ndaj gjyqtarit dhe plagosi gjithashtu babë e bir Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces me të cilët Shkambi ishte në gjyq.

Babë e bir ndodhen në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Ata kanë qenë palë në proces me familjen e Gjon Shkambit, e cila pretendonte pronësinë e ish-shkollës së rezervave në Shkodër dhe kërkonte lirimin e ambienteve nga 31 familje.

Babë dhe bir rezultojnë se e kanë fituar gjyqin kundër Përmbarimit në Shkodër në shkallën e parë, duke bllokuar lirimin e banesave në favor të Shkambit.


Shtuar 6.10.2025 22:47