Vritet me thikë policja në Paris

Një person ka qëlluar për vdekje me thikë një police pranë hyrjes së stacionit të policisë në Rambuje, afër Parisit.

Lajmi u konfirmua nga Ministri i Brendshëm francez, Gerald Dermanin i cili tha se viktima ka humbur jetën për shkak të plagëve.

Motivet e sulmuesit nuk ishin të qarta, por menjëherë pas sulmuesit, personi u ekzekutua nga oficerët e policisë. BFM TV raportoi se ai ishte me kombësi tuniziane dhe ishte qëlluar për vdekje.

 


Shtuar 23.04.2021 16:34