Vritet me 5 plumba shqiptari në Greqi, ekzekutorët i bënë pritë jashtë banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në Evosmo të Greqisë. Një 37-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri jashtë banesës së tij.

Persona të panjohur i kanë bërë pritë shqiptarit jashtë pallatit ku jetonte, e vranë dhe u larguan nga vendngjarja.

Sapo viktima zbriti nga makina, për të hyrë shkuar në shtëpi, autorët e qëlluan me breshëri plumbash, shkruan protothema.gr.

Autoritetet dyshojnë se ekzekutimi i shqiptarit ka të bëjë me larje hesapesh mes grupeve të natës që operojnë si roje në lokalet e natës në qytet. Sipas informacioneve të fundit, ekzekutorët kanë qëlluar disa herë ndaj 37-vjeçarit fatkeq.

Policia thotë se shqiptari u vra me pesë plumba. Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com/