Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur te pasiguria që ka përfshirë vendin, gjatë konferencës së tij të përjavshme me gazetarët.
Sipas Berishës, atentatet me armë nëlokale apo televizione vijnë sepse autorët kanë lidhje me qeverinë dhe kanë “lejen” nga kryeministri për “të vrarënjëri-tjetrin”.
“Aspekt tjetër është pasiguria në rrugë. Vriten njerëzit në rrugë, në krye të detyrës, në punë kudo që janë, nga bandat e lidhura me qeverinë. Sepse kurrë po të mos ishin të lidhur me qeverinë nuk do guxonin të shkrehnin breshëri nga jashtë nga një kafene që ishte plot me njerëz, apo ndaj një televizioni. Të gjithë kurajon e kanë tek mbështetja e qeverisë dhe licenca publike ‘vrisnin njeri-tjetrin’.
Regjimi i Ramës është bërë i pashpresë. Në Uashington u konfiskuan pasuritë e McGonigal. Uroj të vijnë dhe në Tiranë. Udhëtime janë bërë për në Dubai dhe në Singaporr nga Dorian Duçka. Amant Josifi fshihet në Dubai.
Duçka dhe Neza qarkullojnë të lirë në Tiranë, vazhdojnë misionin e tyre. Është një situatë që fton çdo shqiptarë të ngrihemi dhe të firmosim ndryshimin në 14 maj.
Shqiptarët janë të përgatitur për të rivendosur pluralizmin, por këto të dhëna e bëjnë më emergjente këtë ndryshim. Janë një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari të mos pajtohemi me këtë realitet dramatik”, tha Berisha. /albeu.com