Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën mbasditen e sotme, pasi babë dhe bir janë ekzekutuar me armë zjarri pranë banesës së tyre në fshatin Sumë të njësisë administrative Pult.
Sipas policisë ekzekutimi i Gjokë dhe Eduart Gurrës është bërë në banesën e tyre, ndërsa ende nuk ka informacione se si ka ndodhur ngjarja.
Njoftimi:
Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje.
Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.
Një natë më parë Gjokë dhe Eduart Gurrës ju ishte djegur banesa nga persona të paidentifikuar. Ata kanë shkuar ditën e sotme për të parë se çfarë ka ndodhur, por kur kanë mbërritur aty janë përballur me një breshëri armësh.
Ndërkohë që policia po vijon të hetojë ngjarjen.