Vrau vëllain dhe kunatën, zbardhet motivi i krimit të dyfishtë që tronditi Tiranën

Ditën e djeshme ndodhi një ngjarje e rëndë në Tiranë ku mbeti i vrarë Dritan Muskurtut dhe bashkëshortja e tij nga Arsen Muskurti, vëllai i viktimës.

Por ditën e sotme mësohet se viktima Dritan Muskurtu kishte dorëzuar në gjykatë kërkesë për urdhër-mbrojtje nga vëllai.

Gjithashtu burimet bëjnë me dije se edhe qytetarë të tjerë kishin bërë kallëzime për autorin e krimit.

Dje, fletëthirrja nga gjykata i ka shkuar 38-vjeçarit Arsen Muskurti dhe kjo duket se e ka tensionuar edhe më shumë situatën dhe menjëherë pasi ka marrë fletëthirrjen nga gjykata Arsen Muskurti ka shkuar te agjencia ku ndodhej vëllai dhe kunata e tij dhe i ka vrare me armë zjarri. Ata kanë pasur shumë probleme konflikte për një kohë të gjatë ndërmjet njeri-tjetrit për pronësinë e agjencisë turistike.

Mësohet se dy ditë para ditës së vrasjes, vëllezërit ishin konfliktuar edhe për parkimin e makinave. Pasi kreu krimin, Arsen Muskurti fshehu armën në kasafortën e biznesit të tij, ngjitur me atë të vëllait që vrau dhe më pas shkoi në banesë në zonën e 5 Majit ku edhe është arrestuar nga policia./albeu.com


Shtuar 31.08.2022 12:29