Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e 29-vjeçarit nga Hasi, Sokrat Vata, i cili vrau me thikë turistin francez, Miguel Mendes. Mësohet se Vata është arrestuar gjatë një kontrolli policor në Levan të Fierit, teksa ishte fshehur në bagazhin e një makine.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kesaj të marte (18 gusht), ku i riu francez Miguel Mendes është gjetur pa shenja jete në shezlongët e një plazhi, pranë një lokali.
Të lidhura
None found
Blutë e Sarandës dyshojnë se 20-vjeçari është përfshirë në një konflikt për një vajzë dhe më pas është goditur me thikë nga shtetasi Sokrat Vata 29 vjeç, banues në Has.
