Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Fabian Vukaj i cili vrau motrën e tij Dianën, 58 vjeçe.
Prokurori i çështjes Ermir Lelçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin dhe gjyqtarja Irida Kacerja ka pranuar kërkesën e akuzës duke dhënë po këtë masë sigurisë.
Avokati mbrojtës Bruno Pepa i caktuar kryesisht në këtë çështje pasi i dyshuar si autor i vrasjes nuk kishte marrë një avokat e la në dore të gjykatës masën e sigurisë dhe vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit.
Kujtojmë se të dielën është zbuluar që Fabian Vukaj kishte vrarë motrën e tij Diana Vuka me një pistoletë me silenciator. Mendohet që krimi të ishte kryer ditë më parë por autori i dyshuar i ngjarjes, e kishte fshehur trupin e viktimës në banesë