Vrau shokun teksa po luante me pistoletën, autori dhe djemtë e “5 Majit” kokëulur në Gjykatë

Autori Marius Dema  që qëlloi për vdekje aksidentalisht shokun tij Mehmet Qema në Tiranë ka dalë sot para Gjykatës.

Ai dhe personat e tjerë të pranishëm, të cilët janë miq të të dyve dhe akuzohen për moskallëzim krimi kanë dalë kokulur para gjykatës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në lagjen “5 Maj” të kryeqytetit. Të gjithë të rinjtë ishin bashkë me Qemën, ndërsa Marius Dema i cili mbante një armë pistoletë në dorë ka qëlluar, plumbi i së cilës i mori jetën shokut të tij.

Dema, u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Sipas tij, ai nuk e dinte që pistoleta kishte plumb.

Të arrestuar gjithashtu janë, Frenkli Myftari, Erlind Pekën, Bralind Agajn, Blerim Hotin dhe Xhuliano Koçin. Të gjitha ata njiheshine dhe si “Banda e 5Majit” dhe kishin njohje me mjaft reperë të njohur në vend duke u bërë pjesë e klipeve të tyre.


Shtuar 15.05.2021 11:31