Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur 13,4 vite burg për Noel Dishin.
Ky i fundit kreu një vrasje në kryeqytet në vitin 2020, ku viktimë mbeti shoku i tij.
Njoftimi i Policisë:
Siç është raportuar edhe në media të ndryshme, ngjarja e ndodhur në datën 20.01.2020, në Tiranë, Rruga “Dhaskal Todri” pranë lokal “Artisti”, ku autori i krimit shtetasi me iniciale N. D, ekzekutoi me armë zjarri shtetasin me iniciale V.T. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur N.D, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, e parashikuar nga neni 76 i K.Penal, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, e parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane me vendimin nr. 661 datë 10.03.2021 ka vendosur:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit N.D për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, e parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e të pandehurit me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit N.D për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, e parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) vjet burgim.
-Në aplikim të nenit 55 të KP, në bashkim të dënimeve i pandehuri N.D dënohet me një dënim të vetëm prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri N.D dënohet me 10 (dhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim. Vuajtja e këtij dënimi do të fillojë nga dita e arrestimit të saj më dt.20.01.2020.
-Dënimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme
-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit penal nr. 661 datë 10.03.2021, dënimin e të pandehurit N.D për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, e parashikuar nga neni 76 i K.Penal me 18 ( tetëmbëdhjetë) vjet burgim. dënimin e të pandehurit N.D për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, e parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal me 6 (gjashtë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 55 të K.P, në bashkim të dënimeve i pandehuri N.D të denohet me një dënim të vetëm prej 24 (njëzet e katër) vjet burgim.Aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale.
-Është paraqitur ankim nga trashëgimtarët e viktimës, ku kërkuan ndryshimin e vendimit penal nr. 661 datë 10.03.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 663 datë 09.12.2021 vendosi:
-Lenien ne fuqi te vendimit nr. 661, date 10.03.2021 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me kete ndryshim:
-Denimin e te pandehurit N.D per kryerjen e vepres penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe denimin e tij me 17 (shtatembedhjete) vite burgim.
-Ne aplikim te nenit 55 te Kodit Penal ne bashkim te denimeve, perfundimisht i pandehuri N.D denohet me nje denim te vetem prej 20 (njezet) vjet burgim.
-Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale i ulet 1/3 e denimit dhe perfundimisht i pandehuri N.D denohet me 13 (trembedhjete) vjet e 4 (kater) muaj burgim.
-Mospranimin e ankimit ndaj vendimit Nr. 661, date 10.03.2021 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, te ushtruar nga trashegimtaret e viktimes se vepres penale./albeu.com/