Vrau mizorisht 20-vjeçaren, mikesha e Caroline: E dija që Babis ishte vrasësi, e kuptova nga gjesti në varrim

Zbardhja e krimit të rëndë në Greqi ku bashkëshorti vrau gruan e tij, Caroline Crouch ka tronditur mbarë vendin dhe dy familjet e tyre.

Babis, pranoi krimin e rëndë duke treguar me detaje se si sipas tij ndodhi ngjarja e rëndë duke deklaruar se ishte një moment agresiviteti pas një sherri mes tyre.

Pas arrestimit të Babis, shoqja e ngushtë e Caroline ka rrëfyer për median greke TheNewspaper.gr se e kishte kuptuar që Babis e kishte vrarë, pas një gjesti që bëri gjatë varrimit të saj.

Ajo që ngjalli dyshime se ai mund të ishte vrasësi, ishte se nuk i dha nderimet e fundit bashkëshortes së tij siç duhej.

“Gjatë gjithë ceremonisë ai nuk i afrua as dy metra arkivolit të Caroline. Ai gjithmonë rrinte larg saj dhe më bëri përshtypje që ai as nuk e shikonte.

Të gjithë njerëzit që ishin brenda tempullit kaluan dhe i dhanë lamtumirën e fundit Caroline. Në këtë proces preket e vdekura dhe luten mbi të.

Është imazhi i fundit. E megjithatë piloti nuk u afrua kurrë. Ai nuk i dha lamtumirën e fundit asaj, madje as nuk e preku. Ai nuk bëri asgjë që bënë të tjerët.

Sapo shkova në shtëpi, i thashë familjes time se Babis e kishte vrarë Caroline” është shprehur mikja e familjes me lot në sy. /albeu.com/

 


Shtuar 19.06.2021 13:52