Vrau me thikë 21 vjeçarin shqiptar në Londër, zbulohet autori

Është zbuluar identiteti i autorit i cili vrau me thikë 21-vjeçarin shqiptar, Renato Geci,  në Britaninë e Madhe. Sipas mediave vendase, ai është Shaddai Smith, 31 vjeç, nga Romford.

Po ashtu së bashku me të policia ka arrestuar edhe një grua 27-vjeç e cila akuzohet se ka ndihmuar 31-vjeçarin të fshihet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën rreth orës 03:22 të natës. Policia gjeti të plagosur, Renato Gecin si dhe një tjetër person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. 21-vjeçarit shqiptar iu dha ndihmë mjekësore por nuk mundi që të mbijetojë.


Shtuar 27.03.2021 14:14