Gjykata e Vlorës ka marrë vendimin për ish-efektivin e policisë Arjan Tase, i cili përplasi pë vdekjen e vogëlushes 7-vjeçare në plazhin e Potamit.
Prokuroria Vlorë ka kërkuar që Tase të hetohet me akuzën për veprën penale vrasje me dashje, ndërsa ka kërkuar masën e arrestit me burg, gjë e cila u pranua sot nga Gjykata.
Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet, sipas Nenit 76 në Kodin Penal.
Në këtë mënyrë Prokuroria e Vlorës kundërshton qëndrimin e AMP-së, e cila kategorizoi dje ngjarjen në Himarë si “vrasje nga pakujdesia”.
Masa e sigurisë ndaj Arjan Tase u zhvilluar ditën e sotme ora 11:30 në gjykatën e Vlorës. Seanca drejtohet nga gjyqtare Viola Canaj, ndërsa prokurore Eranda Laze./albeu.com